Kërcënohet sërish Zeqiri: Nuk më frikësojnë - NACIONALE

Kërcënohet sërish Zeqiri: Nuk më frikësojnë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Izmi Zeqiri, kryetar i Zubin Potokot, ka folur në lidhje me kërcënimin me vrasje ndaj tij.

Ai ka treguar se i ka njoftuar organet e rendit.

“I kam lajmëruar edhe herën e parë organet e drejtësisë, edhe tani janë të njoftuara organet e policisë dhe natyrisht hetimet janë duke vazhduar”, tha Zeqiri në RTK.

Në këtë prononcim, Zeqiri ka thënë se kërcënimet e tilla nuk e frikësojnë.

Mua nuk më frikësojnë kërcënimet e tilla, mirëpo nuk do të thotë se nuk ka rreziqe prej këtyre njerëzve që vazhdimisht kanë bërë keq”, shtoi ai.

Lajme të ngjashme