Kërcënimi ndaj Kurtit, Klinaku ftohet nga Prokuroria: Nuk jam pishman për statusin
Ushtruesi i detyrës së OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka treguar se sot është ftuar nga Prokuroria e Shtetit për intervistës, pas statuseve të mbrëmshme, të cilat janë cilësuar si kërcenim për kryeministrin Albin Kurti.
Kur është pyetur nga gazeta Nacionale, nëse është ftuar nga prokuroria, ai është përgjigjur me “Po”.
Klinaku ka thënë se nuk i ka rënë pishman për atë që ka shkruar mbrëmë.
“Unë e kom thanë edhe në statusin e dytin pramë. Çfarë pishmani. Aty kom thanë se nuk jam pishman hiq. Se aty me kanë vetë, se a e ke ba ti personalisht, normalisht se unë”, ka thënë Klinaku.
Ushtruesi i detyrës së Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, mbrëmë në orët e vona ka shkruar statusin, i cili ka sjell reagime të shumta.
Duke prezantuar një bisedë me një votues të dëshpëruar të Kurit, i cili kishte shprehur dëshirë për të ikur nga Kosova, Kilinaku ka treguar se çka i ka thënë qytetarit.
“Aq shumë i dëshpëruar votuesi i tij saqë tha: Votën ia dhashë për ndryshim, e ndryshim lëre që nuk ka por po shkojmë edhe më shumë teposhtë si vend dhe s'ka mbetur tjetër gjë pos me ikë jashtë. I thashë: As se kam votu, as ndryshim për të mirë kurrsesi që nuk kam pritur nga ai, e sa i përket daljes jashtë, më parë e vras Albin Kurtin sesa që ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova. P.S Kosovën nuk duhet, e as që guxojnë ta lëshojnë ata që kanë luftuar për të.” – ka shkruar Klinaku në profilin e tij në “Facebook”.
Më pas, Klinaku është munduar ta shpjegon statusin e tij.
Megjithatë, ai nuk është tërhequr nga fjali problematike.
“Nëse mediave ju duket postimi im si skandaloz, atëherë të më thonë se: A më shumë vlen Albini, apo atdheu ynë? Prapë po e përsëris pra, nëse ju duket skandaloz postimi i mëhershëm: "Më parë e vras Albin Kurtin sesa ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova”, ka shkruar ai në statusin e dytë.