Kërcënimi i Iranit, ShBA-ja thotë se ka angazhim të “hekurt” për mbrojtjet e Izraelit - NACIONALE

Kërcënimi i Iranit, ShBA-ja thotë se ka angazhim të “hekurt” për mbrojtjet e Izraelit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, siç raporton BBC-ja, do të vendosin anije luftarake dhe avionë luftarakë shtesë në Lindjen e Mesme për të ndihmuar në mbrojtjen e Izraelit nga sulmet e mundshme nga Irani dhe përfaqësuesit e tij.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar vetë Pentagoni.

Tensionet mbeten të larta në rajon lidhur me vrasjen e liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh në Iran dhe një komandant kyç të grupit militant libanez, Hezbollah.

Forcat e mbrojtjes raketore u vendosën në një gjendje gatishmërie të shtuar për t'u zhvendosur, tha Pentagoni, duke shtuar se angazhimi i ShBA-së për të mbrojtur Izraelin është "i hekurt".

Udhëheqësi i Iranit Ayatollah Khamenei është zotuar për "ndëshkim të ashpër" kundër Izraelit për vrasjen e Haniyeh, për të cilën vrasje shpalli tri ditë zie kombëtare.

Lajme të ngjashme