Kërcënimi i ambasadorit rus ndaj Serbisë, Janjiq: Vuçiqi tash e rikonsideron çka është interesi i Rusisë
Dushan Janjiq, politikan serb e themelues i Forumit për Marrëdhënie Etnike, ka folur rreth deklaratës së ambasadorit të Rusisë, Bocan-Kharqenko, i cili ishte i qartë rreth qëndrimit rus për mundësinë e vendosjes së sanksioneve nga ana Serbisë për shtetin rus. Sipas Janjiqit, ambasadori rus ia la paten e nxehtë në dorë Serbisë.
Tutje, sipas tij, qëndrimi i Rusisë do të jetë i rëndësishëm për anëtarësimin e Kosovës në OKB. Në një intervistë për Demostat, ambasadori i Rusisë në Beograd vlerësoi se statusi përfundimtar do të përcaktohet “në kushte të tjera gjeopolitike” pas përfundimti të “konfliktit me Perëndimin në territorin e Ukrainës”.
Tutje, ai kishte theksuar se nuk ka as gjasë më të vogël që Serbia të pranojë planin franko-gjerman, transmeton media opozitare N1.
“Ai ia transferoi të gjithë përgjegjësinë për vendimet Vuçiqit, qeverisë aktuale dhe kjo do të thotë që të gjithë në koalicionin qeverisës duhet të rikonsiderojnë çka është interesi i Rusisë” – tha Janjiq, që është njohës i zhvilimeve politike mes Kosovës dhe Serbisë.