Keqpërdorimet në KEK: Nagip Krasniqi del para Gjykatës - NACIONALE

Keqpërdorimet në KEK: Nagip Krasniqi del para Gjykatës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi, ka dalur para Gjykatës Themelore në Prishtinë për rastin aktakuzës për “keqpërdorim të pozitës apo autoritet zyrtar”.

Kjo është seanca e parë e Krasniqit, që akuzohet se i ka shkaktuar KEK-ut humbje prej 3.2 milionë eurove.

Nacionale po e përcjellë nga afër seancën dhe do t’ju mbajë të informuar për ecurinë e këtij rasti.

Nagip Krasniqi, ish-Kryeshefi i KEK-ut, sipas aktakuzës dyshohet t’i ketë shkaktuar Korporatës Enegjeretike të Kosovës 3.2 milionë euro dëme, shmangie tatimore prej mbi 500 mijë euro si dhe favorizimin e një kompania sllovene (të palicensuar) duke e lejuar të tregojë energji elektrike në Kosovë në kundërshtim me ligjet.

Nagip Krasniqi ngarkohet me veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritet zyrtar”.

Sipas aktakuzës, “duke filluar nga data 15 tetor 2021 e në vazhdimësi deri më datë 19 prill 2023 në Prishtinë, në cilësinë e personit zyrtar respektivisht Kryeshefit Ekzekutiv në KEK, shfrytëzon detyrën zyrtare me qëllim që operatorit ekonomik “Holding Slovenske Elektrane” – HSE nga Sllovenia t’ia mundësoj tregtimin e energjisë elektrike në Republikën e Kosovës në kundërshtim me nenin 32 par. 2 dhe 3 të Ligjit për Energjinë Elektrike dhe nenin 28 par.1 dhe par.2 dhe nenin 30 par. 1 të Ligjit për Rregullatorin e Energjisë“.

Kështu që me dashje aprovon blerjet, nënshkruan kontrata dhe autorizon nënshkrimin e tyre si dhe konfirmon vazhdimin e tregtimit me operatorin në fjalë, ani pse ishte në dijeni se nuk mund të tregtohej energji elektrike me këtë operator derisa ai nuk licencohej apo nuk i njihej licenca nga Zyra e Rregullatorit për Energji.

Me këtë rast, të njëjtit i mundësohet përfitimi pasuror si dhe shmangia nga pagesat tatimore në Republikën e Kosovës dhe për pasojë dëmtimin në shkallë të madhe të buxhetit të Kosovës apo në vlerë prej 531.920.79 euro, dëmtimin apo diskriminimin e operatorëve tjerë ekonomik konkurrent që operonin në tregun e Kosovës e që ishin të licencuar dhe i nënshtroheshin obligimeve tatimore si shkaktimin e dëmit material Korporatës Energjetike të Kosovës në shkallë të madhe apo në vlerë prej 3.229.905.00 euro”

Lajme të ngjashme