“Keq koke shumë”, Gjoshi, Kurtit: Çfarë lloj ekstazie të kanë dhanë shokët? - NACIONALE

“Keq koke shumë”, Gjoshi, Kurtit: Çfarë lloj ekstazie të kanë dhanë shokët?

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sekretari për Organizim dhe Zgjedhje në PDK, Betim Gjoshi, ka ironizuar me videon e kryeministrit Albin Kurti për mbrojtjen e ministres Rozeta Hajdari.

Duke rikujtuar kapjen e asamblistit të VV-së, Besnik Mujeci, me mbi 11 mijë doja ekstazie në Tiranë, Gjoshi ka pyetur Kurtin se çfarë lloj ekstazie i kanë dhanë shokët.

Madje, ai i ka rekomanduar kryeministrit një kontroll në QKUK.

“Përndryshe, Kryeministër, çfarë lloj ekstazie të kanë dhanë shokët sonte? Keq koke shumë. QKUK nuk është larg!”, ka shkruar Gjoshi në profilin e tij në “Facebook”.

Lajme të ngjashme