Këmbëngulja e Boris Johnson-it në 'Mission Imposible' - NACIONALE

Këmbëngulja e Boris Johnson-it në 'Mission Imposible'

4 vjet më parë

nga Daut Dauti

Gjatë ditës së djeshme dhe sot në mëngjes e kam diskutuar krizën e qeverisë britanike në tri televizione tona në Shqipëri dhe Kosovë dhe besoj se kam mund t’a saqroj problemin, i cili, përafërsisht, është me sa vijon:

Vala tri ditëshe e rebelimit të konzevativëve kundër kryeministrit Boris Johnson, deri sot në mëngjes ka rezultuar me 48 dorëheqje. Ky është një presion e madh për Borisin, por ai nuk e ka ndërmend të largohet. Të dorëhequrit nuk janë të gjithë anëtarë të qeverisë. Disa janë funksionarë në parlament e disa në Partinë Konzervative. Por, dy dorëheqjet që e rëndojnë kryeninistrin janë ato të Sajid Javid-it, sekretarit të shëndetësisë dhe Rishi Sunak-ut, ‘chancellor of the exchequer’ që është ministria e financave. Këto dy personalitete janë të rëndësishme në qeverinë dhe politikën britanike dhe mund të jenë pretentët kryesorë për zëvendësimin e Boris Johnson-it. Kriza është aq interesante sa që, Nadim Zahawi, i cili dje e zëvendësoi Rishi Sunak-un, vetëm pas pak orëve në funksion, i ka thëne Borisit:’kryeministër ofro dorëheqje’.

Këmbëngulja e Borisit është aq e madhe sa që dje e shkarkoi nga detyra edhe Michaell Gove-in, përkrahësin e tij dhe bashkpunëtorin e afërt për shkak se ai e këshilloi që të dorëhiqet. ‘Ti je gjarpër’ – raportohet t’i këtë thënë Borisi në këtë rast Michaell-it.

A do t’a përballoj Borisi këtë presion? Askush nuk beson se do ta përballoj. Megjithatë, nuk dihet se kur do të largohet. Situata është aq e komplikuar sa që kjo gjë mund të ndodhë sot e ndoshta nuk ndodhë në të ardhmen e afërt. Varet edhe nga mbledhja e sotme të qeverisë ku shihet se Johnson ende ka përkrahje.

Tashti, kanë mbetur dy mënyra për ta larguar Borisin nga pozita e kryeministrit dhe liderit të partisë konzervative:1. Nëse vazhdojnë dorëheqjet dhe nëse Borisi më nuk ka me kend t’i zëvendësoj të dorëhequrit, dhe 2. Varet nga vendimi i Komitetit 1922, i cili do të mblidhet gjatë javës së ardhshme për të shqyrtuar mundësinë e ndërrimit të rregullave të organizimit të votimit për mirëbesim të qeverisë. Deri tashti ky votim bëhet një herë në vit, të cilën gjë Borisi e ka kaluar para një muaji. Por, nëse ndryshohet kjo rregull, votimi mund të bëhet sërish dhe aty të shkarkohet Borisi nëse numri i kundërshtarëve e mund atë të përkrahësve të tij.

Borisi nuk do të largohet për shkak të kaluarës që plasi me skandalin e ‘Chief Whip’, që është njeriu që ka për detyrë t’i disciplinoj anëtarët e partisë që janë deputetë. Të dorëhequrit kanë deklaruar se Borisi më nuk është njeri i aftë që të përballohet me vështirësitë politike, sidomos me ato ekonomike që e presin vendin. Pra, është e ardhmja arsyeja që do ta shkarkoj Boris Johnson-in.

Pretendentë kryesorë që mund ta zëvendësojnë Borisin janë: Sajid Javid, Rishi Sunak, Nadim Zahawi, Jeremy Hunt dhe Liz Truss. Fusha është e gjërë dhe mund të ketë edhe tjerë.

Njeriu më i mirë nga këta për kryeministër të Britanisë së Madhe është Liz Truss, sekretarja e jashtme. Liz ka treguar aftësi dhe njohuri për punët e qeverisë. Ajo ka qëndrim të mirë për Ballkanin, sidomos për Kosovën dhe Shqipërinë.

Shkroi: Daut Dauti

Lajme të ngjashme