Kelmendin e “lodhin” partitë duke ia kërkuar rezultatet e exit poll-it: Priteni orën 19:00 dhe e mësoni rezultatin - NACIONALE

Kelmendin e “lodhin” partitë duke ia kërkuar rezultatet e exit poll-it: Priteni orën 19:00 dhe e mësoni rezultatin

2 muaj më parë

nga NACIONALE

Gazetari Adriatik Kelmendi ka njoftuar se Klan Kosova sot do të publikojë një exit polle.

Ai ka bërë me dije se shumë njerëz të partive politike janë duke e thirru për t`i njoftuar me rezultatin.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se po e thërresin edhe ata që më herët i kanë sharë exit-pollët.

“Po ju tregoj veç një fakt: Qe mbi 20 vjet dikush rritet e dikush bjen në zgjedhje, por rezultatet - rezultatet gjithmonë i keni mësuar prej meje. :):) Kështu do t'ndodh edhe sonte! Edhe interesant, sa njeriu që është tallur me exit polle sot po më shkruan e po më thërret për rezultate, prej krejt partive. Edhe për ata, priteni orën 19:00 dhe e mësoni se si janë deklaruar qytetarët për exit poll dhe pak më vonë për rezultatet zyrtare të KQZ-së. Veç mos e ndërroni Klan Kosovën. 🙂 Ditë e bukur, sot! Votoni!”, ka shkruar Klemdni.

Lajme të ngjashme