Kelmendi: Rënia e Kosovës në fund të pusit në indeksin e lirisë së medias, lajm tepër i keq - NACIONALE

Kelmendi: Rënia e Kosovës në fund të pusit në indeksin e lirisë së medias, lajm tepër i keq

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gazetari Adriatik Kelmendi është shprehur i shqetësuar me rënien e Kosovës në Indeksin e Lirisë së Shtypit.

Ai ka bërë me dije se rënies e Kosovës në këtë renditje është lajm shumë i keq.

Në profilin e tij në “Facebook”, Kelmendi ka shkruar se Kosova në të gjitha fushat i ka punët tepër keq.

“Kur Albin Kurti synonte ta mbyllte një media, më të madhen, arsyetohej se Kosova i ka edhe nja 444 media të tjera dhe një më shumë a më pak nuk luan rol. Me rezultatet negative që po i korrë Kosova çdo ditë - e fundit - sot rangimi katastrofal i lirisë së medias në vendin e 99, nuk e di pse s’po thotë Albini po e mbylli Vetëvendosjen që ta shmangim vetëfundosjen. Edhe ashtu janë nja 44 parti të tjera, një më shumë a më pak nuk luan rol. Miq, lajmi se Kosova ka rënë në fund të pusit në indeksin e lirisë së medias, edhe pas Serbisë së Vuçiqit, është tepër tepër i keq. Pa media të lira nuk ka shoqëri të lirë. Shto këtu faktin që vazhdojmë të jemi nën masa ndëshkuese të Bashkimit Evropian dhe me kryeministër të ekskomunikuar nga pjesa më e madhe e botës demokratike, i bjen që Kosova i ka punët keq, tepër keq”, ka shkruar Kelmendi.

Lajme të ngjashme