Kelmendi lavdëron Kosovën për zgjedhje: Shembull për demokracitë në Evropë, çfarë Kosove e kemi - NACIONALE

Kelmendi lavdëron Kosovën për zgjedhje: Shembull për demokracitë në Evropë, çfarë Kosove e kemi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gazetari Adriatik Kelmendi ka lavdëruar qytetarët e Kosovës për mbarëvajtje të deritashme të procesit zgjedhor.

Ai ka bërë me dije se Kosova po dëshmohet si shembull i demokracisë në Evropë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Kelmendi ka kërkuar nga qytetarët që të vazhdohet kështu deri në fund.

“Çfarë Kosove e kemi, si loqkë! 🥰 Çfarë dite! Shembull për demokracitë në Evrope. Duhet mbajtur valsin deri në fund. Edhe orën e fundit. Me kulturë! Me kokë të kthjellët!”, ka shkruar Kelmendi.

Lajme të ngjashme