Kelmendi: Familja e shëndoshë dhe martesa e burrit me shumë gra njëherësh është oksimoron
Gazetari Adriatik Kelmendi, ka reaguar sërish në lidhje me debatin e fundit i cili u ngjall nga një performancë në festivalin DokuFest, e për të cilën u organizua edhe një protest në Prizren. Madje në Protestën kundër DokuFest, u sulmua fizikisht ekipi I Nacionales. Në këtë protestë e në rrjete sociale, grupe të ndryshme, po tentojnë që përformancën e vet festivalin ta lidhin me një lloj “degjenerimi” siç pretendojnë ata kundër familjes.
Por, sipas gazetarit Adriatik Kelmendi, familja e shëndoshë e martesa e burrit me shumë gra (siç promovohet nga hoxhallarët, që po u prijnë këtyre protestave) është një oksimoron.
E plotë:
“Familja e shëndoshë dhe martesa e burrit me shumë gra njëherësh është oksimoron!”