KEDS “ikën” nga pyetjet e Nacionales: Kushdo që është dëmtuar nga njëhsorët do të kompenzohet - NACIONALE

KEDS “ikën” nga pyetjet e Nacionales: Kushdo që është dëmtuar nga njëhsorët do të kompenzohet

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Skandali me njëhsorët elektrik që nuk e kanë kohën e saktë e që potencialisht kanë dëmtuar shumë qytetarë të vendit, ka shkaktuar njërin nga debatet më të mëdha të sektorit të energjisë, meqenëse numri i qytetarëve që po shfaq ankesa me kohën që shpërputhet me atë reale është tejet i madh. Një hulumtim i gazetës Nacionale, me 1050 njëhsorë, nga të cilët 99% dolën me devijime, ka ngritur shumë pikëpyetje në lidhje me këtë çështje.

Për ktë arsye, KEDS sot ka mbajtur konferencë për media. Gazetari Oqean Dermaku, shtroi disa pyetje në drejtim të zyrtarëve të KEDS, të cilët u zunë në befasi. Me shifrat e siguruar nga Agjenica Meterologjike e Kosovës, ku del se vetëm 329 njëhsorë janë kontrolluar për mbi 5 vite, e se laboratori që bënë kontrollin e tyre është i paakredituar nga viti 2025, u përballën zyrtarët e KEDS, nga gazetari Oqean Dermaku. Ata fillimisht i thanë Nacionales, se nuk i kanë me vete shifrat dhe se për këtë është mirë që të ketë pyetje me shkrim, në email.

Nacionale sqaroi se ditë më parë ka dërguar pyetje për këtë çështje, por të njejtit nuk janë përgjigjur. Në këtë moment ata ia ndërprenë fjalën Nacionales, për të vazhduar te mediat e tjera. Kur erdhi rradha sërish për pyetjet e Nacionales, KEDS ndërpreu konferencën.

Megjithatë, Bleona Dallaveraj, nga kjo kompani tha se do të kompenzohen ata qytetarë që janë dëmtuar.

Do të kompensohen të gjithë qytetarët që janë dëmtuar nga gabimet e njëhsorëve. Duhet që të paraqitetn ankesa individuale, dhe të gjithë do të kompensohen. Po e ripërsërisë, të gjithë, secili cent do të kompensohet” – ka thënë Dallaveraj.

Ndërsa, Flamur Kurtaj, menaxaher i ndërrimit të njehsorëve kërkoi nga qytetarët që ta shpenzojnë energjinë elektrike nga ora 22:00 deri në orën 07:00.

Tjetër, çka desha me thënë, ne kemi bërë thirrje konsumatorëve që me bërë, me fillu shpenzimin e energjisë prej orës 22:00 deri në orën 07:00. Vazhdon ai apel, sepse jemi, ju garantojmë që të gjithë njehsorët digjitalë, njehsorët digjitalë që janë në terren, të pranuar nga KEDS-i, e kanë sistemin digjital të aprovuar nga Zyra Rregullatore e Energjisë. Ky devijim i kohës, ky devijim i kohës ka një tolerancë të caktume. Çfarëdo që është, qysh u përmend edhe në këtë sqarim, çfarëdo që është jashtë kësaj tolerance, do të kompensohet. Vazhdoni me i përdorë sipas sistemit të aprovuar të tarifave nga Zyra Rregullatore, ndërsa për konsumatorët që janë afektuar, që kanë mund me u afektu prej këtij devijimi kohor jashtë tolerancës së lejuar, atëherë ata do të kompenzohen“, tha ai.

Hulumtimi i Nacionales:

Lajme të ngjashme