Kearns e kritikon qasjen e ShBA-së e BE-së: Vuçiq qeshë herë pas here përballë Perëndimit
Mediumi amerikan shumë i njohur globalisht, CNN, ka shkruar një artikull të gjatë në lidhje me Serbinë, Aleksandar Vuçiqin, dhe diplomacinë amerikane dhe evropiane. Në këtë shkrim të gjatë, CNN ka kritikuar Vuçiqin, duke e quajtur atë kalë trojan rus, ndërsa Serbinë e ka cilësuar si aleate tradicionale të Rusisë në Evropë.
Në këtë artikull ka folur edhe Alicia Kearns, kryetare e Komisionit për punë të jashtme në Britani të Madhe.
Ajo ka theksuar se Serbia nuk po afrohet drejt BE-së dhe NATO-s.
“Ata duket se besojnë se po e afrojnë Serbinë drejt BE-së dhe NATO-s dhe drejt mendimit perëndimor dhe larg Rusisë… Por kjo nuk është diçka që do të thosha se po reflektohet në terren,” – theksoi Kearns.
Tutje, deputetja britanike vlerësoi se qesh përballë Perëndimit.
“Kur patëm rizgjedhjen e tij Vuçiqit në vitin 2020, të gjithëve na thanë, vetëm prisni deri pas zgjedhjeve, do të shihni papritmas se ai bëhet shumë i orientuar nga perëndimi”, tha Kearns. “Nuk ndodhi”.
“Na u tha se ai do t'u bashkohej sanksioneve dhe do të tregonte se ai është vërtet në anën tonë, nuk ndodhi. Na thanë se ai nuk do të afrohej më shumë me Rusinë. Ai nënshkroi një marrëveshje sigurie me Putinin në shtator. Herë pas here, ai qesh përballë Perëndimit. Dhe kur i pyes zyrtarët perëndimorë, ‘pse jeni kaq të vendosur ta lejoni Vuçiqin të luajë?’ ata thonë se ai është alternativa më e mirë”, tha Kearns.