KDI: Presidentja të ofrojë transparencë për procesin e caktimit të mandatarit të dytë për formimin e Qeverisë - NACIONALE

KDI: Presidentja të ofrojë transparencë për procesin e caktimit të mandatarit të dytë për formimin e Qeverisë

2 ditë më parë

nga NACIONALE

Instituti Demokratik i Kosovës e ka ftuar presidenten Vjosa Osmani që të ofrojë transparencë dhe qartësi për procesin e caktimit të mandatarit të dytë për formimin e Qeverisë.

Përmes një komunikate për media, KDI ka vlerësuar se për të siguruar integritet dhe besueshmëri të këtij procesi, është thelbësore që të gjitha hapat e Presidentes të jenë transparentë dhe arsyeshëm.

Pas dështimit të votimit për Qeverinë në Kuvend më 26 tetor, procesi ka hyrë në ditët e fundit të fazës së dytë, siç përcaktohet me nenin 95.4 të Kushtetutës së Kosovës. Në këtë periudhë, Presidentja e vendit ka pasur obligim që brenda afatit dhjetëditor – pra, deri nesër – të zhvillojë konsultime me të gjitha partitë parlamentare, me qëllim të vlerësimit të gjasës reale për formimin e një shumice të re qeverisëse dhe shmangies së zgjedhjeve. KDI vlerëson se për të siguruar integritet dhe besueshmëri të këtij procesi, është thelbësore që të gjitha hapat e Presidentes të jenë transparentë dhe arsyeshëm, duke përfshirë publikimin paraprak të kritereve mbizotëruese që do të udhëheqin vlerësimin e “gjasës më të madhe për formim të shumicës”, si dhe sqarimin e formës përmes së cilës do të kërkohet dhe verifikohet mbështetja në Kuvend”, ka vlerësuar KDI.

Lajme të ngjashme