KDI: Përgjegjësia kryesore bie mbi VV-në, duhet të bëjë gjithçka për të siguruar numrat - NACIONALE

KDI: Përgjegjësia kryesore bie mbi VV-në, duhet të bëjë gjithçka për të siguruar numrat

1 vit më parë

nga NACIONALE

Instituti Demokratik i Kosovës ka thënë se votimi i raportit për verifikimin e mandateve dhe betimi i deputetëve, është hap i rëndësishëm drejt përfundimit të seancës konstituive.

Në një komunikatë për media, IKD ka thënë se megjithatë zgjehdja e kryeparlamentarit nuk u realizua, që është hapi më thelbësor.

Megjithatë, zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit – hapi më thelbësor në konstituimin e Kuvendit – nuk u realizua. Kandidatja e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje nuk mori votat e mjaftueshme, dhe seanca u pezullua.

KDI bën thirrje që të gjithë deputetët, pavarësisht përkatësisë politike, të kontribuojnë në mbylljen me sukses të kësaj seance konstituive. Por, theksojmë që përgjegjësia kryesore bie mbi subjektin më të madh në Kuvend, Lëvizjen Vetëvendosje, e cila ka për detyrë të udhëheqë procesin dhe të bëjë gjithçka që kërkohet – përfshirë diskutime dhe kompromise politik – për të siguruar një shumicë për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit.

Zvarritja e mëtejshme e këtij procesi jo vetëm që dëmton funksionimin e institucioneve, por rrezikon të thellojë edhe më tej krizën politike dhe institucionale” – thuhet në komunikatë.

Lajme të ngjashme