Katër raste të dhunës në familje për një ditë në Kosovë
Katër rastë të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, tri raste kanë ndodhur në rajonin e Prishtinës dhe një një Mitrovicën Jugore.
Raporti i plotë:
DHUNË NË FAMILJE
Graqanicë / 04.09.2024 – 00:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte ushtruar dhunë psiqike ndaj bashkëshortes së tij kosovare si dhe kishte dëmtuar orenditë shtëpiake. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Fushë Kosovë / 04.09.2024 – 08:00. Viktima femër kosovare ka njoftuar policinë se djali i saj që është përdorues i substancave narkotike e ka sulmuar fizikisht. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Obiliq / 04.09.2024 – 22:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës femër kosovare, me të cilën është duke bashkëjetuar. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE
Mitrovicë Jug / 04.09.2024 – 23:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se në shtëpi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij, viktimës femër kosovare. Si pasojë e dhunës viktima dhe i dyshuari kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.