Kastrati tallet me tenderin e MKRS-së për lule: Çeku është mirë me ble edhe krema kundër diellit - NACIONALE

Kastrati tallet me tenderin e MKRS-së për lule: Çeku është mirë me ble edhe krema kundër diellit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, është tallur me ministrin e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, ministria e të cilit ka dhënë një tender në vlerë 10 mijë euro për furnizim me lule.

Duke ironizuar me këtë veprim, ai i ka rekomanduar ministrit Çeku që të blejë edhe kremra kundër diellit.

Në profilin e tij në “Faccebook”, ai ka shkruar se militantët e VV-së ministri Çeku mund të ia lyejnë edhe shpinën.

“Mendoj që është mirë ky me ble me buxhet të ministrisë edhe krema për mbrojtje nga dielli e me i thirr trushpërlarët që e vlerësojnë me ardhë me ja ly shpinën në plazh. Besoj edhe atë respekt ja bëjnë. Hiç mos e ndal dorën, mos ju zbrit as në teporze e as në përpjetëze atyre që të besojnë!”, shkruan Kastrati.

Lajme të ngjashme