Kasolli e kritikon Kurti për takimin e sotëm me përfaqësuesit e VLEN: Në ditën e referendumit - NACIONALE

Kasolli e kritikon Kurti për takimin e sotëm me përfaqësuesit e VLEN: Në ditën e referendumit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Afrim Kasolli ka kritikuar kryeministri, Albin Kurti, pas takimit të tij me përfaqësuesit e opozitës shqiptare VLEN të dielën në zyrën e tij.

Kasolli ka thënë se takimi po ndodh në ditën e referendumit në veri të vendit, dhe se për këtë Kurti do të duhej të komunikonte me serbët për t’i bindur që të marrin pjesë në votim.

Ai ka thënë se zhvendosjen e vëmendjes nga “kjo krizë” Kurti po e bën duke u marrë me politikën e tij rajonle.

Shkrimi i tij:

Ne ditën e referendumit në veri për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë në katër komunat me shumice serbe ne ate pjese, Kryeministri i Kosoves, Albin Kurti, gjene kohe qe ne zyren e Qeverise se Kosoves t'i pres përfaqësuesit e opozitës shqiptare VLEN, ne Maqedoni të Veriut.

Keshtu, ne vend te komunikimit me serbet lokale per t'i bindur qe te marrin pjese ne këtë proces, ashtu sic ka premtuar se do ta beje nëpërmjet dialogut poshte-larte, zhvendosjen e vemenendjes nga kjo krize e brendshme po tenton ta beje nepermjet "proxy politikes" se tij rajonale.

Lajme të ngjashme