Kasanof sot takon liderët e opozitës, takimet do të jenë të ndara - NACIONALE

Kasanof sot takon liderët e opozitës, takimet do të jenë të ndara

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Zëvendës ndihmës Sekretari i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, sot do të takojë edhe partitë opozitare.

Një ditë pasi ka takuar presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, diplomati amerikan do t`i takojë edhe liderët e tri partive opozitare.

Gazeta Nacionale ka mësuar se Kasanof liderët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së do t`i takojë në takime të ndara.

Burimet e gazetës kanë bërë me dije se diplomati amerikan në ora 09:00 ka takuar kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi.

Kurse, në ora 10:00 Kasanof do ta takojë liderin e AAK-së, Ramush Haradinja.

Në ditën e parë të vizitës së tij, Kasanof ka takuar liderët institucionalë.

Fillimisht, ai ka takuar presidentes e Kosovës, Vjosa Osmani.

Pas takimit, Presidenca ka lëshuar komunikatë për media, ku janë treguar disa detaje të takimit.

Sipas komunikatës, Osmani dhe Kasanof kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit dhe rëndësinë e partneritetit ShBA-Kosovë.

Në këtë kontekst, Presidentja Osmani nënvizoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO, duke potencuar se një Kosovë e integruar në Aleancën Veri-Atlantike forcon sigurinë e vendit, por kontribuon edhe në stabilitetin e rajonit.”, është thënë në komunikatën e Presidencës.

Pa takimit me Osmanin, diplomati amerikane është takuar me kryeministrin Albin Kurti.

Pas takimit, Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se temë kryesore e diskutimit ishte dialogu me Serbinë.

Duke folur për marrëdhëniet bilaterale, kryeministri Kurti trajtoi mundësitë e bashkëpunimit edhe me emisarin e ri Alexander Kasanof si dhe partnerët tanë evropianë pas zgjedhjeve të mbajtura dhe komisionerëve të rinj. Ai shtoi dhe rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe bashkëpunimin e dyanshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në këtë drejtim. Përgjatë takimit u trajtua dhe dialogu me Serbinë, ku kryeministri shprehu konstruktivitetin e Kosovës në proces dhe nevojën për zbatimin e plotë dhe sa më parë të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit Implementues të Ohrit”, është thënë në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Zyrtari amerikan nuk është deklaruar për media pas takimeve me liderët institucionalë të Kosovës.

Kasanof erdhi në këtë pozitë, pasi i përfundoi mandati amerikanit tjetër, Gabriel Escobar.

Lajme të ngjashme