Kasami: Do të kemi numër të barabartë të deputetëve me Frontin Evropian - NACIONALE

Kasami: Do të kemi numër të barabartë të deputetëve me Frontin Evropian

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Bilall Kasami, njeri nga liderët e VLEN-it, ka shpallur fitoren e këtij koalicioni në disa komuna.

Në një konferencë për media, ai ka thënë se këtë fitore ua dedikon të gjithë qytetarëve të Maqedonisë.

Ai beson se VLEN do të ketë numër të barabartë të deputetëve me Frontin Evropian.

“Ajo që është e sigurt për momentin, në Tetovë fitojmë, Tearcë , Bërvenicë, Zhelinë, në komunën e Çairit, dhe në disa komuna të tjera presim rezultatin përfudnimtar dhe besoj që edhe aty dalim fitues. Ende nuk kemi bërë llogaritje në deputetë por besoj që do të jemi baras në numër të deputetëve”, theksoi Kasami, raporton TV21.tv.

Ai ka bërë me dije se ky koalicion nesër do t`i fillon negociatat me VMRO-në për koalicion qeverisës.

"Nesër nisin negociatat për qeverinë e re mes VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit VLEN. Urime të gjithë shqiptarëve, urime të gjithë qytetarëve", është shprehur ai.

Lajme të ngjashme