“Karvani i vaksinimit” zbarkon në Prishtinë
Në Kosovë ka javë që Ministria e Shëndetësisë ka nisur kampanjën “Karvani i vaksinimit”. Kjo fushatë ka për qëllim promovimin e vaksinimit kundër gripit sezonal si dhe Covid-19.
“Karvani i vaksinimit” ka udhëtuar në disa qytete të vendit ku ka vaksinuar me mijëra qytetarë.
Të mërkurën zyrtarët shëndetësor janë ndalur në Prishtinë për t’i vaksinuar qytetarët.
Fotografi i Nacionales sjellë pamjet e këtij procesi në kryeqytet.

Karvani i vaksinimit po mbush një muaj që nga fillimi si aktivitet i organizuar nga Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë -Zyra në Prishtinë, si një iniciativë për të promovuar dobitë e procesit të vaksinimit për shëndetin e qytetarëve dhe masat preventive të shëndetit publik në përgjithësi.

Vaksinimi mbetet intervenimi më efektiv për parandaluar sëmundjet infektive që parandalohen përmes vaksinimit si dhe format e rënda të këtyre sëmundjeve.

Karvani i vaksinimit si aktivitet një mujor do të përmbyllet gjatë kësaj jave në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë, për t’u konfirmuar përfundimisht si një iniciativë e mirëpritur nga qytetarët dhe në shërbim të ruajtjes dhe përparimit të shëndetit të tyre.