Kapja e RTK-së nga pushteti: Televizioni Publik hesht për intervistën e Thaçit nga Haga, nuk e publikon asnjë lajm - NACIONALE

Kapja e RTK-së nga pushteti: Televizioni Publik hesht për intervistën e Thaçit nga Haga, nuk e publikon asnjë lajm

1 vit më parë

nga NACIONALE

Radio Televizioni i Kosovës ka dhënë edhe një dëshmi së është i kapur nga partia e Albin Kurtit. Televizioni Publik, i cili financohet nga taksat e qytetarëve të Kosovës, ka injoruar në tërësi intervistën e ish-presidentit dhe ish-kryeministrit Hashim Thaçi, që është realizuara prej Hagës nga gazetari Adriatik Kelmendi.

Ndonëse në 24 orët e fundit, kjo intervistë përben lajmin kryesore në vend, RTK nuk ka dhënë asnjë lajm nga kjo intervistë.

Derisa në mediat tjera vendore shikon dhe lexon dhjetëra deklarata që ish-presidenti i Kosovës ka dhënë për tema të ndryshme në këtë intervistë, në portalin e televizionit publik “RTKLive” nuk e gjen asnjë të tillë.

RTK-ja nuk ka raportuar as për reagimet dhe komentimet e shumta të kësaj interviste nga politikanët dhe analistët kosovarë dhe me gjerë.

Injorimi i kësaj interviste dëshmon së ky televizion është kapur fort nga njerëzit e Albin Kurtit.

Shtrëngimi i RTK-së nga Qeveria Kurti është konfirmuar edhe në intervistën e fundit që Albin Kurti ka dhënë për RTK-në.

Në këtë intervistë, ushtruesi detyrës së kryeredaktorit të RTK-së, Blerim Haxhiaj, e kishte “ledhatuar” me pyetje kryetarin e VV-së.

Kurse, para disa jave është raportuar se OJQ-ja “Cult Club”, e cila udhëhiqet nga bashkëshortja e Blerim Haxhiajt, kishte përfituar mbi 100 mijë euro nga Qeveria Kurti.

Kurse, drejtori i televizionit, Rilind Gërvalla, tashmë dihet se është një dorë e zgjatur e Kurtit në këtë televizion. Para se të bëhej drejtor në RTK, Gërvalla ishte edhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të VV-së.

Ngjashëm si RTK-ja me intervistën e Hashim Thaçin për emisionin “Rubikon” kanë vepruar edhe zyrtarët e lartë të VV-së.

Kryeministri në detyrë dhe vartësit e tij nuk e kanë dhënë asnjë vlerësim për këtë intervistë.

I vetmi zyrtar i VV-së që ka reaguar ndaj qëndrimeve të Thaçit është deputeti Dimal Basha.

Këtij të fundit, duket se nuk i ka pëlqyer kritikat e Thaçit, se pse institucionet e Kosovës i kanë janë lejuar të largohet aq lehtë nga territorit i Kosovës njerëzit e Milan Radoiçiqit pasi e kishin vrarë policin e Kosovës, Afrim Bunjaku, në Banjskë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shpërthye me kritika ndaj Hashim Thaçit.

Kqyrja gajlet kti! 𝗦𝗵𝗸𝗿𝘂𝗻𝗶 𝗹𝗲𝘁ë𝗿 𝗛𝗮𝘀𝗵𝗶𝗺𝗶𝘁, 𝗸𝗮𝗹𝗹𝘇𝗼𝗻𝗶 𝗾ë 𝗸𝘆 ‘𝗸𝘂𝗺𝗮𝗿𝗶’ 𝗶 𝘁𝗶𝗷 𝗽𝗼𝗹𝗶𝘁𝗶𝗸 𝗼 𝗸𝗮 𝗳𝘀𝗵𝗲𝗵𝗲𝘁 𝗻ë 𝗦𝗲𝗿𝗯𝗶, 𝘀’𝗴𝘂𝘅𝗼𝗻 𝗺’𝘂 𝘀𝗶𝗹𝗹 𝗸𝗻𝗲𝗷! 𝗡’𝗸𝗼𝗵ë𝗻 𝗲 𝘁𝗶𝗷 𝗥𝗮𝗱𝗼𝗷ç𝗶ç𝗶 𝗸𝗮 𝗯𝗮 ‘𝗱𝗮𝘀ë𝗺’ 𝗻ë 𝗩𝗲𝗿𝗶!”, ka shkruar Basha.

Për njëanshme e kapje nga pushteti, RTK-ja këtë javë i kritikuar edhe nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Ndaj deklaratave të këtij të fundit ka reaguar drejtori i televizionit, Rilind Gërvalla.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se nuk i komenton deklaratat e politikanëve.

Si drejtor programor në RTK e kam për detyrë mbamendjen, zhvillimin cilësor të programacionit, mbrojtjen e të drejtës së prodhuesve të emisioneve dhe bashkëpunimin me kolegët tanë qofshin ata/ato familjarë të bashkëpartiakëve të këtyre liderëve, por jo edhe komentimin e çdo deklarate të politikaneve apo këshilltarëve të politikaneve që kanë kërkuar dhe kërkojnë mbylljen e mediumeve publike!”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme