Kanosen dy gazetarë në Rudarë, policia heton rastin - NACIONALE

Kanosen dy gazetarë në Rudarë, policia heton rastin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Dje janë kanosur dy gazetarë në fshatin Rudarë në veri të vendit.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, gazetarët kanë raportuar se përderisa ishin duke i marrë disa pamje nga barrikadat, një i dyshuar i ka kanosur ata.

Policia tutje njofton se rasti është duke u hetuar.

Fsh. Rudar 11.12.2022 – 10:30. Dy viktimat kosovarë/gazetarë kanë raportuar se përderisa kanë qene duke i marrë disa pamje nga barrikadat, një i dyshuar mashkull ka kryer veprën e cekur ndaj tyre. Viktimat janë ndjerë të kanosur dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Lajme të ngjashme