Kandidati i PDK për deputet shoqërohet për në polici
Kandidati i PDK-së për deputet, Qendrim Kryeziu, është shoqëruar për në Polici pasi është shfaqur brenda hapësirave ku po rrënohej një pompë e benzinës në Fushë Kosovë.
Deri të shoqërimi në polici ka ardhur pasi policia i ka kërkuar që të largohej në hapësirën jashtë shiritit të Policisë së Kosovës.
Pasi refuzon kërkesën e policisë, zyrtarët policorë e shoqërojnë për në stacion.