“Kam premtuar intervistë dikund tjetër” – Rektori i shkarkuar i neglizhon gazetarët që e prisnin te dera - NACIONALE

“Kam premtuar intervistë dikund tjetër” – Rektori i shkarkuar i neglizhon gazetarët që e prisnin te dera

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Naser Sahiti është shkarkuar nga pozita e rektorit të Universitetit të Prishtinës.

Pasi doli nga objekti i Rektoratit, Sahiti nuk ka pranuar të flasë para gazetarëve.

Këtë e arsyetoi se ka premtuar një intervistë për një televizion dhe nuk mund të japë deklarata të tjera.

“Mos pritni, nuk prononcohem. U kam premtuar që nuk pronocohem. Qaq me mirëkuptu. Jam prononcuar gjatë ditës”, tha Naser Sahiti.

“U kam premtuar që nuk prononcohem, kolegë të juaj janë edhe ata. Ua kam dhanë fjalën më herët”, tha ai.

Lajme të ngjashme