Kalinaku: Deputetët e pushtetit të paskrupullt votuan ligjin për pagën minimale dhe lanë jashtë veteranët e UÇK-së
Faton Klinaku i OVL-UÇK-së ka reaguar pasi që në Kuvendin e Kosovës është votuar Ligji për Pagën Minimale, e cila parashihet të rritet nga 130 dhe 170 në 264 euro.
Klinaku ka thënë se deputetët e këtij pushteti të paskrupullt e kanë kaluar këtë ligj duke i hequr veteranët e luftës së UÇK-së.
Ai tutje ka paralajmëruar se do të mbajnë takim me organin drejtues dhe do të vendosin për hapat që do t’i ndërmarrin.
“Siç po e marr vesh nga mediat, pasi u largua opozita nga salla, në terr, deputetët e këtij pushteti të paskrupullt, e kanë kaluar ligjin për pagën minimale duke i hequr veteranët e luftës së UÇK-së. Ne do të takohemi si organe drejtuese dhe do të vendosim për hapat që do t'i ndërmarrim.” – ka shkruar Klinaku.
