Kajtazi: Prokuroria të fillojë hetime ndaj personave për artikullin e porositur, po rrezikohet jeta e shumë gazetarëve - NACIONALE

Kajtazi: Prokuroria të fillojë hetime ndaj personave për artikullin e porositur, po rrezikohet jeta e shumë gazetarëve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari Shkumbin Kajtazi i ka bërë thirrje Prokurorisë, që të fillojë hetime ndaj personave që janë të përfshirë në artikullin e porositur kundër Nacionales e Periskopit.

Ai ka thënë se në këtë mënyrë, u është rrezikuar jeta gazetarëve të dy mediave.

Postimi:

Statusi i Rilind Gërvallës dhe bisedat e publikuara në "Dhomën e Lajmeve", e konfirmojnë gishtin e tij në këtë punë. Edhe statuset e Tinka Kurtit e Dejona Mihalit, e konfirmojnë se janë shumë gishta në këtë skandal.

Andaj, Prokuroria duhet të nis hetime ndaj këtyre personave që publikisht po vetëpërfshihen në një artikull të porositur e që ka rrezikuar jetën e shumë gazetarëve që punojnë në dy mediume.

Lajme të ngjashme