Kajtazi pas vendimit të MASHT-it për libra: Pasha musafin çdo ditë e më shumë po përparojmë
Analisti Vehbi Kajtazi ka ironizuar pas vendimit të ri të Ministrisë së Arsimit lidhur me librat. Sipas këtij vendimi, paratë për libra do t’u transferohen direkt prindërve të cilët më pas do t’i blejnë librat.
Krejt kjo për shkak të dështimit që të arrihet një marrëveshje me shtëpitë botuese.
Postimi:
Per here te pare ne keto 20 vjet, nxenesit nuk kane libra shkollor. Pasha musafin çdo dite e ma shume po perparojme.