Kadrijaj – Kurtit: Këdo që e vendosni në krye të ministrisë le të jetë profesionist në menaxhim - NACIONALE

Kadrijaj – Kurtit: Këdo që e vendosni në krye të ministrisë le të jetë profesionist në menaxhim

1 vit më parë

nga NACIONALE

Në Kuvendin e Kosovës po vazhdon që të mbahet seanca e rregullt plenare. Në fjalën e saj, deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, kërkoi sot nga Kryeministri, Albin Kurti, që në krye të Ministrisë së Shëndetësisë të vendosë një menaxher profesionist pas dorëheqjes së ish-ministrit të shëndetësisë Rifat Latifi.

“Ai që e merrë shëndetësin ta trajtoj me prioritet”, tha deputetja gjatë fjalimit të saj në seancë.

Në anën tjetër, dorëheqjen e Ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi, deputetja Albana Bytyqi e ka cilësuar zgjidhje të mirë.

“Ka bo shumë mirë që ka dhënë dorëheqje se më shumë ka qëndru në aeroplan se në QKUK”, tha Bytyqi.

Pas më tepër se një vit e gjysmë, që nga emrimi i tij në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Lajme të ngjashme