Kadrijaj: Kurti po shkel Kushtetutën – pranon çka i pëlqen, refuzon çka s'i pëlqen - NACIONALE

Kadrijaj: Kurti po shkel Kushtetutën – pranon çka i pëlqen, refuzon çka s'i pëlqen

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe Albin Kurtin si bllokues të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Kadrijaj theksoi se AAK-ja ka ofruar zgjidhje për të tejkaluar bllokadën, por siç tha ajo, Vetëvendosje ka refuzuar çdo alternativë dhe ka shkelur aktvendimet e Gjykatës Kushtetuese.

“Po e shihni qëllimin e bllokadës, po e shihni qëllimin e Albin Kurtit, po e shihni qëllimin e Lëvizjes Vetëvendosje për të bllokuar konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Ne kemi dhënë alternativë dhe kemi dalë prej qëndrimeve të ish-partive opozitare kemi propozuar edhe një kandidat për komision që është deputeti Albin Kurti, nuk e di pse na ftojnë për ta propozuar”, tha Kadrijaj.

Deputetja akuzoi gjithashtu Kurtin dhe Vetëvendosjen për shkelje të Kushtetutës.

“Vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk respektohen nga Albin Kurti dhe Vetëvendosje sepse e dini këta qëllimshëm kanë bërë edhe ligje antikushtetuese që vet Kushtetuesja i ka bërë të paligjshëm por nuk i pranojnë. Ata i pranojnë ato çka iu pëlqejnë dhe ato çka nuk iu pëlqejnë si pranojnë, Albin Kurti është bllokues, Lëvizja Vetëvendosje është bllokuese”, u shpreh Kadrijaj.

Lajme të ngjashme