Kadriaj e pyet Kurtin a janë të njëjtë Radojiçiq dhe Rakiq, kjo është përgjigja e kryeministrit - NACIONALE

Kadriaj e pyet Kurtin a janë të njëjtë Radojiçiq dhe Rakiq, kjo është përgjigja e kryeministrit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur nga deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, në lidhje me dallimet ndërmjet Milan Radojiçiq dhe Goran Rakiq.

“Nëse nuk i rrit pagat e policëve, je bashkë me kriminelët. A mundesh me më tregu pse është më i mirë Rakiqi se Radojiçiqi”, ka pyetur Kadriaj, raporton Nacionale.

E përgjigja erdhi nga kryeministri Kurti.

“Nuk mund të them a janë të njëjtë. Për kryekriminelin ka fletarrest, e në qeverisjen e mëhershme iu pat heq fletarresti, e Rakiqi nuk është në listën e zezë. Nuk janë identitik”, ka thënë Kurti.

Lajme të ngjashme