“Ka ardhë një letër”, vazhdon beteja e Presidentës me KPK-në, për Kryeprokurorin e Shtetit
Presidentja Osmani, ka refuzuar ta dekretoj Blerim Isufajn, për Kryeprokuror të shtetit. Por. duket se Këshillit Prokurorial i Kosovës (KPK), organi që duhet ta zgjedh emrin për këtë pozitë, sërish e ka dërguar emrin e Bleirm Isufajt në Presidencë për pozitën e Kryeprokuorti të ri të Shtetit.
Gazeta Nacionale ka kontaktua Presidencën për këtë çështje. Bekim Kupina, këshilltar për Media i presidentes Vjosa Osmani, ka treguar se kanë pranuar një letër nga Kryesuesi i Këshillit Prokurorial (KPK), Jetish Maloku.
Megjithatë, ai nuk ka treguar se për çfarë bëhet fjalë.
“Ka ardhë një letër nga z.Maloku, sapo ta shohim ju njoftojmë”, ka thënë Kupina.
Para tri jave, presidentja Osmani ka refuzuar të dekreton Bleirm Isufajt për Kryeprokuror të ri të Shtetit.
Ndërmjet juristëve, ekziston një dilemë, nëse Presidentja ka apo jo kompetencë të refuzoj dekretimin.
Madje është paralajmëruar dërgimi në Gjykatën Kushtetuese, për këtë çështje. Nëse del se Presidentja nuk mundet t’a refuzoj dekretimin, gjë të cilën njëherë e ka bërë, sipas njohësve, mund të ketë shkelje të Kushtetutës, çka përbën bazë për shkarkimin e Presidentit.
“Do t’i lidhim duart, do të ngrisim aktakuza” – Osmani pretendon për presione e kërcënime nga sistemi prokurorial
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në konferencën ku njoftoi për refuzimin e dekretimit të Kryeprokurorit, ka thënë se ka pasur edhe presione.
Ajo madje ka theksuar se ka pasur mesazhe ku thuhej se “do të ngrisim aktakuza, do t’ua lidhim duart”.
“Në një vend demokratik ata që mendojnë se mund të marrin vendime duke kërcënuar kreun e shtetit, do të duhej të ishin jashtë sistemit. Ato janë presione të paligjshme, që duke menduar se duke kërcënuar kreun e shtetit të marrin nënshkrime. E nuk do të marrin, unë jam e pavarur nga çdo ndikim tjetër”, tha Osmani, raporton Nacionale.
“Ka pasur presione të tjera, njerëz që dërgonin mesazhe që nëse nuk e dekreton nuk e nënshkruan do të bëjmë dosje, do të ngrisim aktakuza, do t’i lidhim duart. Por ata duhet ta dinë që këto më shumë se 2 dekada që jam në politikë presionet asnjëherë nuk kanë bërë punë”, tha më tutje ajo.
Këshilli Prokurorial i kishte reaguar Presidentes Osmani, duke e ftuar se nëse ka prova, t’i dorëzojë ato në organet kompetente.
“Lidhur me deklaratat e sotme se ka pasur presione dhe kërcënime, ftojmë Presidenten e vendit që nëse ka prova dhe dëshmi t’i dërgojë ato te organet kompetente, në mënyrë që të ndriçohen plotësisht, sepse sistemi prokurorial është institucion i veçantë kushtetues, i pavarur dhe i paanshëm, i cili kryen detyrën e vet në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor”, thuhet tutje në komunikatë.
Ndërsa sa i përket mundësisë së mosdekretimit, Këshilli ka insistuar se Presidentja, nuk mund të dal, jashtë propozimit të Këshillit.
“Me këtë rast, sa i përket vlerësimit të procedurës, Këshilli Prokurorial, theksoi se qëndron prapa procedurave të përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit dhe se deklaratat e tilla, për kinse, evidentimin e të gjitha shkeljeve nga ana e KPK-së, janë në kundërshtim të hapur dhe në këtë kuptim, Presidentja e Republikës as nuk mund të emërojë ndonjë prokuror pa propozimin e Këshillit Prokurorial, por as nuk mund të refuzojë propozimin e Këshillit Prokurorial për emërimin e prokurorëve.” – thuhet aty.