Juristi Spahiu: Gjuha kërcënuese e Osmani ndaj Macronit do e vuajë populli i Kosovës - NACIONALE

Juristi Spahiu: Gjuha kërcënuese e Osmani ndaj Macronit do e vuajë populli i Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për paralajmërimet e presidentit të Francës, Emmanuel Macron për pezullimin e vizave nëse nuk veprohet me përgjegjësi në dialog me Serbinë.

Osmani ka bërë një paralajmërim të ashpër se nëse merret një masë e tillë do të ketë “vdekje të dialogut”.

Kjo deklaratë e Osmanit është parë si gjuhë kërcënuese nga juristi, Kreshnik Spahiu.

Spahiu në një intervistë për Euronews ka thënë se gjuha kërcënuese e Osmanit ndaj Macron do t’i vuajë populli i Kosovës.

Ajo që ndodhi në Slloveni dhe deklarata e Macron është një nga mesazhet më të rënda për Kosovën që nga krijimi i shtetit, se aktualisht Kosova është i vetmi shtet në botë nën sanksionet e SHBA dhe BE, vend që është i krijuar nga vetë Perëndimi dhe vetë ai e ka sanksionuar, jo për popullin por qeverinë. Të ishte në një shtet tjetër Osmani do rrezikonte pozicionin e saj. Shteti i Kosovës është krijesë e Perëndimit. Osmani ka përdorur një terminologji që kreut të shtetit nuk i shkon, duke thënë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë vdes. Është një lloj çmendurie, deklarata e Osmani, duke kërcënuar perëndimin se nëse nuk jep vizat për Kosovën, ne pezullojmë dialogu. Kosova nuk e ka luksin për t’i bërë karshillëk Parisit, Berlinit, Uashingtonit. Është një lloj vetëvrasjeje, jo për Vjosën, por dëmi që i sjell popullit të Kosovës. Nga hapat e gabuar që hedhin këta njerëz dëmtohet popull i Kosovës, rrezikohet izolimi përmes pezullimit të vizave.” - tha Spahiu.

Lajme të ngjashme