Jovanoviq: Nuk jam arrestuar, gjendem në mal me familje - NACIONALE

Jovanoviq: Nuk jam arrestuar, gjendem në mal me familje

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Çedomir Jovanoviq ka thënë se nuk është arrestuar dhe se gjendet në mal.

Gazeta serbe, “Novosti”, raportoi mbrëmë se kreu i LDP-së Çedomir Jovanoviq gjatë ditës është dërguar në komisariatin e Vraçarit, ku ka dhënë deklaratë për sulm, ndaj avokatit Nemanja Aleksiq.

Sipas informacioneve të “Novosti”, Jovanoviq ka kaluar tetë orë në stacionin policor të Vraçarit. Lideri i LDP-së dyshohet se ka sulmuar avokatin Nemanja Aleksiq nga Novi Sadi.

Mirëpo, ai në një deklartë për Indeksonline ka thënë se gjendet në mal dhe nuk është lajmi i vërtetë se është arrestuar.

Jo… (qesh). Jam në mal me gruan dhe fëmijët e mi. Asgjë nuk ka ndodhur. Po, po e di për raportimet e mediave serbe. Por janë fake news.” ka thënë ai.

Më kanë ndjekur gjithmonë lajmet e rrejshme për krim dhe gjithçka tjetër. Për mua është normale që raportojnë pa e konfirmuar. Diçka e ngjashme ka ndodhur edhe para disa muajsh. Dhe kjo më duket se po më ndjek kjo gjë…” – ka thënë ai për Indeksonline.

Lajme të ngjashme