Jo veç për president e Kongres: Për çka tjetër po votojnë amerikanët?
Amerikanët po votojnë të martën. Edhe pse fokusi është te gara për president, në disa shtete banorët do të votojnë edhe për çështje të tjera. Për çka?
Për të drejtat rreth abortit do të votohet në dhjetë shtete amerikane – përfshirë shtetet kyçe të garës për president, Arizona dhe Nevada, raporton televizioni BBC.
Gara është e hapur edhe për një të tretën e ulëseve të Senatit – 34 nga 100. Demokratët tani për tani kanë shumicë të ngushtë në këtë institucion.
Në Dhomën e Përfaqësuesve, dhomë e ulët e Kongresit, të gjitha 435 ulëset janë pjesë e votimit, siç ndodh për çdo dy vjet. Republikanët tani për tani e kanë shumicën e ulëseve aty.
Për lejimin ose moslejimin e përdorimit të marijuanës për qëllime rekreative ose mjekësore do të votohet në katër shtete – Florida, Nebraska, Dakotë e Veriut dhe Dakotë e Jugut.
Në disa pjesë të vendit, votuesit gjithashtu do të votojnë në referendume rreth procesit të votimit dhe zgjedhjeve.