Jo pandemia, por presidenti: Edhe dy javë vendimtare
Kosova ka hyrë në dy javët vendimtare. Jo të pandemisë COVID-19, por zgjedhjes së presidentit.
Dy javët vendimtare që dikur thuheshin për pandeminë, tash vlejnë më shumë për zgjedhjen e presidentit.
Arbërie Nagavci, e para e deputetëve të Vetëvendosjes, tha se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti “është duke i vazhduar angazhimet” për të gjetur, sipas saj, “zgjidhje” për çështjen e presidentit, për çka afati ui fundit godet më 28 prill.
Nagavci pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvnedit kërkoi “propozime konkrete” nga partitë opozitare për emër të presidentit të ri.
“Kurti është duke vazthduar angazhimet e tij dhe besoj që në ditën e mbetura, dhe nuk kanë mbetur edhe shumë ditë, të arrijmë pajtueshmëri dhe prpozime konkrete dhe të gjejmë zgjidhje për çështje të presidentit Takimet e fundit me Abdixhikun, ai ka bërë prooncim për media, besoj për të gjitha detajet, sapo të ketë të re diçka do t’i ndajë me ju. Nuk di nuk që kanë dhënë përgjigje negative, jo vetëm ne presim, që të kemi zgjidhje dhe ët kemi propozime konkret,e dhe të votohet presidenti në Kuvend. Sepse e kemi thënë disa herë, sepse zgjedhjet e reja janë të padrejta dhe nuk sjellin rezultat të ri,” tha ajo.
Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se deri më tash, PDK-ja nuk ka pranuar asnjë letër nga kryeministri Kurti për presidentin.
“Zgjedhja e presidentit është moment shumë i rëndësishëm për një demokraci parlamentare, dhe kemi deklaruar se kjo çështje duhet të trajtohet me seriozitetin që i takon, dhe kemi kërkuar nga z.Kurti të formalizojë kërkesën e tij në letër të shkruar. Deri në këtë moment një letër e tillë nuk ka ardhur në adresë të PDK-së. Ndoshta ka adresa të tjera”, tha Çitaku.
Përderisa duket se nuk ka diçka konkrete që nga takimi i Kurtit me Abdixhikun, Glauk Konjufca ditë më parë shprehej optimist për zgjidhje.
“Siç e keni parë, ka ndodhur takimi tjetër i radhës mes kryeministrit Kurti dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Kryeministri Kurti i ka drejtuar letër edhe PDK-së. Do të specifikohet edhe më tutje nëse ky takim mund të ndodhë apo jo. Me z. Abdixhiku me sa e pash dhe përgjigja e tij ishte që ai është i vullnetit që takimet të vazhdojnë. Ky është një lajmi mirë sepse i jep do perspektiva për mundësinë e zgjedhjes së një presidenti. Gjithmonë do të shpresojmë se kemi kapacitet dhe mençuri që të shmangim disa zgjedhje që u mbajtën vetëm katër muaj më parë. Para katër muajve populli foli. Nuk është se ka ndodhur ndonjë ndryshim shumë i madh që populli të mos e ketë mendimin e njëjtë në zgjedhje. Populli ndryshon mendimin vetëm kur ndodhin transformime të mëdha. “, ka deklaruar Glauk Konjufca.
Në anën tjetër, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se nuk do ta propozojë veten për president.
“Jo, s’ka gjasa të vetëpropozohem sepse çështja e presidentit është çështje konsensuale. Pra, duhet të flasim për parimet njëherë. Mos t’i ngatërrojmë. Nuk po flasim për akomodime individuale në këtë fazë. Aq më pak për një pozicion kaq të rëndësishme shtetërore. Pra flasim për interesa ndërpartiake. Pra a ka mundësi që partitë të akomodohen rreth një marrëveshjeje shumë më të madhe. Në qoftë se jo, atëherë përgatitemi për zgjedhje të reja”, tha Abdixhiku.
Enver Hoxhaj i PDK-së tha se ftesat e Kurtit drejtuar liderëve opozitare s’prodhojnë asgjë dhe se janë vetëm për konsum të brendshëm dhe të kohës, ngase Kurti “nuk ka vullnet politik.”
“Ne veç kemi besu që mund ta japim, e duhet ta japim, një kontribut, të tillë për zgjedhje të presidentit, dhe çdo ditë e më shumë po bindemi që, jo për shkak të neve, por për shkak të Kurtit, vendi do të shkon në zgjedhje. Sepse nëse ka qasje për takime, sikur kanë qenë dy takimet e para, unë mendoj që nuk ia vlen fare me mendu me shku në takim, se nuk prodhon asgjë. Sepse është çështje e vullnetit politike. Kur ka vullnet ka rrugë. Nëse ka vullnet zoti Kurti, natyrisht që ka rrugë. Jo 34 ditë, po 3 orë e 40 minuta,” tha ai në Kanal 10.
Në anën tjetër, Deputeti i LVV-së, Driton Hyseni, është shprehur optimist se brenda afatit kushtetues mund të gjendet një zgjidhje për zgjedhjen e presidentit. Ai tha se të gjitha subjektet politike duhet të bëjnë përpjekje për evitimin e zgjedhjeve.
“Unë mendoj se takimet kanë këtë synim, të gjejmë një gjuhë të përbashkët dhe të dalim nga kriza e cila na ka përcjellë gjatë javëve të kaluara sa i takon çështjes së presidentit. Unë mendoj se jemi në rrugë të mbarë dhe do t’i shterojmë të gjitha mundësitë. Tani kemi kohën përpara, janë edhe shumë ditë në dispozicion dhe unë mendoj se secili nga akterët politikë duhet ta bëjë maksimumin e vet që të vijmë te një zgjidhje sa i takon kreut të shtetit dhe të evitohen zgjedhjet, të cilat nuk janë të dëshirueshme për askënd.”, tha ai për rtv21.