"Jo kapitullimit": Në Kragujevc mbahet tubim i kundërshtarëve të planit franko-gjerman - NACIONALE

"Jo kapitullimit": Në Kragujevc mbahet tubim i kundërshtarëve të planit franko-gjerman

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mbrëmë në Kragujevc u organizua një forum nga oponentët e planit evropian (franko-gjerman) për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës.

Politikani Boshko Obradoviq theksoi që nuk sheh asnjë arsye të vetme për pranimin e planit franko-gjerman, që sipas tij përbën “praktikisht kapitullim” të Serbisë.

Ai shtoi se ky plan duhej refuzuar në tërësi.

“Jo kapitullimit, jo planit franko-gjerman për Kosovën.” – ka thënë z. Obradoviq në fjalën e tij, raporton Kossev.

“Ligji ynë dhe ligji ndërkombëtar e sheh Kosovën si pjesë integrale të Serbisë, dhe tash po na kërkohte përmes planit franko-gjerman të heqim dorë nga ajo pjesë e territorit kombëtar, për të cilën asnjë komb, asnjë shtet në botë nuk do ta bënte në paqe,” – vazhdoi Obradoviq.

Ai e vlerësoi forumin në Kragujevc si fillimin e një fronti të përbashkët, që konsiston nga disa parti dhe lëvizje politike serbe.

Përveç Obradoviqit aty kishte edhe të tjera figura të politikës serbe.

Lajme të ngjashme