“Jo, jo, aspak”: Vuçiq e mohon se ka plane për ta sulmuar Kosovën - NACIONALE

“Jo, jo, aspak”: Vuçiq e mohon se ka plane për ta sulmuar Kosovën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë, është pyetur në Samitin e Granadës në Spanjë në lidhje me synimet e tij kundrejt Kosovës.

Më saktë, gazetarët e pyetën nëse ka plane e synime për të sulmuar ushtarakisht Kosovën.

Sipas raportimit të Express, Vuçiqi ka theksuar se Serbia “nuk ka synime të tilla” dhe se “nuk ka pasur asnjë herë synime për të sulmuar dikë në rajon”.

“Jo, jo aspak, sepse s‘kemi pasur asnjëherë synim për të sulmuar dikë në rajon.” – ka thënë presidenti serb.

Lajme të ngjashme