Jevtiq: Të shtënat ndaj Milloshit dhe Stefanit janë të shtëna ndaj secilit prej nesh - NACIONALE

Jevtiq: Të shtënat ndaj Milloshit dhe Stefanit janë të shtëna ndaj secilit prej nesh

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiq, ka reaguar ndaj plagosjes së dy të rinjve dje në këtë komunë.

Ai ka vlerësuar se të shtënat ndaj dy të rinjve serbë janë të shtëna ndaj të gjithë serbëve.

Jevtiq, i cili është edhe nënkryetar i Listës Serbe, aktin e pjesëtarit të FSK-së e ka cilësuar si akt monstruoz.

"Fillimisht duhet të them se në aksidentin e sotëm është fat që Milloshi dhe Stefani janë mirë dhe nuk janë në rrezik për jetën. Fotoja e Stefanit të vogël nga infermieria në Shtërpc po rri para syve të mi gjatë gjithë ditës. Një e shtënë ndaj tij dhe ndaj Milloshit është një e shtënë ndaj secilit prej nesh. Ditën e Krishtlindjes, të cilën donim ta kalonim në frymën e besimit tonë ortodoksë, në paqe dhe në rrethin e familjeve tona, e kaluam duke protestuar kundër një akti monstruoz të një personi që është pjesëtar i Forcave të Sigurisë së Kosovës”, ka shkruar Jevtiq.

Për rastin ai ka fajësuar edhe kryeministrin Albin Kurti.

“Për sa kohë që Kurti është në pushtet në Prishtinë me politikën e urrejtjes që ushtron ndaj serbëve, gjendja nuk do të ndryshojë. Ishte e vështirë për të të të thoshte në “dënimin e incidentit” se të rinjtë serbë u plagosën. E ka të vështirë sepse nuk mund ta pranojë faktin që jetojnë në Kosovë, edhe pse është e vështirë, dhe serbët. Ai denim hipokrit flet vetem per te dhe qendrimin e tij ndaj serbeve”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme