Jeta Xharra uron edhe Vidovdanin, merr komente me gjuhë të papranueshme
Jeta Xharra, gazetare dhe moderatore e njohur, sot ka bërë një urim interesant në profilin e saj në Facebook. Si rrallëkush, zonja Xharra ka uruar festën e Bajramit dhe Vidovdanin, pasi këto dy festa kanë ra në të njëjtën ditë.
Xharra ka zgjedhur ta bëjë urimin në tri gjuhë: shqip, serbisht dhe anglisht, teksa ka bërë edhe një thurrje (hashtag) me togfjalëshin “OpenKosova” që në shqip i bie “Kosova e hapur”.
“Neve per hajr Bajramin, e atyre per hajr Vidovdanin!
Nama srecan Bajram, a vama srecan Vidovdan!
Happy Bajram to us, and happy Vidovdan to them!
#OpenKosova” – shkroi zonja Xharra.
Por kaq mendjehapur, sa do të dëshironte zonja Xharra, s’janë treguar komentuesit në shkrimin e saj. Shumë qytetarë kanë reaguar ndaj këtij urimi simpatik të Xharrës, madje disa prej tyre janë lëshuar edhe në gjuhë të papranueshme.
Një komentues me emrin Rexhep Azemi i shkroi gazetarës Xharra “Jasik të qoftë valla”, pra i tha që t’i vinte turp për këtë urime thellësisht njerëzor!
Një tjetër komentues, e mallkoi zonjën Xharra, duke uruar e lutur që ta lëshonte toka.
“O ty toka të nshoft” – shkroi komentuesi me emrin Arbnor.
Edhe komentuesi me emrin Buqi Spanca e cilësoi si të turpshëm postimin e Xharrës, teksa postoi edhe një fotografi me numrin e fëmijve të vrarë në luftën e fundit.
“…, ndërsa ti urojav qetnikve vidovdanin, betejën e humbur!
Turp, turp,turp…turp” – shkroi ai.
E në komentin e z. Spancës, ka reaguar edhe gazetarja Xharra, duke treguar edhe arsyen se pse e uroi festën e Vidovdanit.
“Buci Spanca, pikerisht! Vidovdani o beteje e popujve te Ballkanit kunder Perandorise Osmane andaj kqyr mos e prano verzionin e Serbise qe te thot ndryshe, e jotja osht mu informu drejt edhe mos me pranu prrallen e Serbise qe dita e fitores se Betejes se Kosoves, pra e pppujve ballkanas e edhe shiptareve kunder Perandorise Osmane, osht dite qe atyne ju mundeson me argumentu qe Kosova osht e tyne. E kunderta, osht e e gjithe atyne qe kanr luftu ate dite prandaj jane shume ma shume se 1432 qe kane vdek per me qene na ktu. Shume ma shume! Konsultoji numrat se shume ma shume numra viktimash ka se qekjo e fundit qr ne kemi sakrifiku per me qene na ktu!” – shkroi zonja Xharra.
