Jep dorëheqje bashkëshortja e frizerit të Albulena Haxhiut nga Ministria e Drejtësisë - NACIONALE

Jep dorëheqje bashkëshortja e frizerit të Albulena Haxhiut nga Ministria e Drejtësisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ka dhënë dorëheqje Brikena Kelmendi – Gashi nga posti i saj që ushtronte në Divizionin për Mbrojtën e të Akuzuarve nga Gjykata Speciale, në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.

Kelmendi-Gashi është bashkëshortja e Armend Gashit, frizerit të ministres Albulena Haxhiu.

Dorëheqjen e Kelmendi-Gashit e ka konfirmuar për Gazetën Nacionale, Genc Nimoni, shefi i kabinetit të ministres Haxhiu.

Znj. Kelmendi-Gashi, ka dhënë dorëheqje për shkak te gjendjes shëndetësore te vajzës se saj.” - ka thënë Nimoni.

Kujtojmë se, nga data 16 janar 2022 Brikena Kelmendi – Gashi, ishte punësuar në Divizionin për Mbrojtën e të Akuzuarve nga Gjykata Speciale në Ministrinë e Drejtësisë.

Lajme të ngjashme