“Jemi duke u koordinuar”: PDK-ja pret shpërndarjen e Kuvendit javën e ardhshme - NACIONALE

“Jemi duke u koordinuar”: PDK-ja pret shpërndarjen e Kuvendit javën e ardhshme

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Partia Demokratike e Kosovës ka deklaruar se janë duke pritur që javën e ardhshme të shpërndahet Kuvendit dhe vendi të shkojë në zgjedhje. Deklarimet e zyrtarëve të kësaj partie erdhën pas deklaratës së kryetarit, Memli Krasniqi me kryetarin e VV-së, Albin Kurtin.

I pari i kësaj partie, Memli Krasniqi ka thënë se dëshiron me shku në zgjedhje të parakohshme, pasi që i sheh zgjedhjet si mjete për me e nderru qeverinë.

“Kisha preferuar mos me i thane të gjitha, sepse jam në një proces që po mundohem me e pa deri në fund. Sepse po i dëshiroj edhe disa ditë me me leju pak hapësirë mos me thënë secilin komunikim dhe secilin takim që kam.”

Deri në momentin e fundit, deri në momenti që të mshelet qajo dritare, deri te hiqet opsioni 7 korrikut për zgjedhje kam me u mundu me secilin, në të gjitha format me ua shpjegu kush ka hezitime, kush ka paragjykime. Sepse unë dëshiroj me shku në zgjedhje të parakohshme se i shoh zgjedhjet si mjete për me e nderru qeverinë, për me e nderru qeverisjen, për me e hjek Albin Kurti dhe me i dhanë Kosovës drejtim të ri.” – ka thënë Krasniqi.

Ai tutje ka deklaruar se pajtohet me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj që Qeveria Kurti është e keqja, duke shtuar se kjo është arsyeja pse duhet të krijohet një qeveri e re në krye me Bedri Hamzën.

Pajtohem me Hardinajn [kreun e AAK-së] që Qeveria e Kurtit është e keqja edhe gabimet e dështimet e vendit, dhe kjo është arsyeja se pse dua ta shkurtoj më shpejt për me kriju një qeveri të re, që mos me qenë kryeministër Kurti por Bedri Hamza. Nëse ky është qëllimi ynë i përbashkët, veç një rrugë na ka mbet për me realizu shpejt, është shpërndarja e Kuvendit, dhe për këtë arsye po i ftoj kolegët e mi nga LDK e AAK që ta bëjmë këtë punë bashkërisht.” - ka deklaruar Krasniqi në “Debat Plus”.

Kushdo le ta bën mocionin, po dalim dhe po e qojmë dorën… Do ta shqyrtoj për javën e ardhshme, nëse ka dështim e s’ka vota që e mundojnë një gjë të tillë, ajo i bie të bësh pak shoë, e nuk jam për këtë, jam për me i shfrytëzu zgjedhjet si mjet që arrin qëllimin e ndryshimit të qeverisë dhe që e sjellin Bedri Hamzën si kryeministër”, ka thënë tutje Krasniqi.

Edhe deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka bërë me dije se gjasa janë reale që javën e ardhshëm të shpërbëhet Kuvendi i Kosovës.

Ajo ka deklaruar se PDK-ja do të dëshironte që shpërndarja e Kuvendit të bëhet me pajtimin e të gjitha partive opozitare.

Çdo datë që shtyhet më vonë se këto të propozuara, ne si PDK nuk e vlerësojmë që ia vlen të kemi zgjedhje në vendin tonë, pasi e kemi parasysh që korriku dhe gushti janë pushim e pastaj mbesin edhe tre muaj që ligjërisht do të duhej të thirr presidentja zgjedhje të rregullta. Gjasat reale janë që të ndodh. Mirëpo, duhet të ketë koordinim me shefat e grupeve parlamentare”, është shprehur Musliu-Shoshi për Tëvë1.

LDK dhe AAK kundër iniciativës të PDK-së

Nga ana tjetër, dy partitë e tjera opozita Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, janë kundër kësaj iniciative të PDK-së. Sipas këtyre dy partive, të cilat refuzuan ftesën e kryeministrit Kurti për darkë pune, thojnë se njëherë Kurti duhet të jep dorëheqje dhe me pas të shpërbehet Kuvendi.

Nga LDK-ja përmes një komuikate për media kanë thënë se zgjedhja është fare e thjeshtë, dorëheqja e Kryeministrit e pastaj shpërbërja e Kuvendit.

Zgjidhja është fare e thjeshtë, dorëheqja e Kryeministrit dhe pastaj, si rrjedhojë, shpërbërja e Kuvendit. Pas tre vjet e gjysmë populizëm dhe pa ndonjë progres thelbësor, pas tre vjet e gjysmë polarizimi, ndarjeje shoqërore e nxitje të propagandës pa asnjë konsideratë njerëzore e politike, Kryeministri i Kosovës ka zgjedhur instrumentalizimin e opozitës si shpëtim individual nga dështimi i madh.”

Fatkeqësisht, në këtë instrumentalizim, ka gjetur aleatin. LDK-ja nuk e pranon këtë instrumentalizim në asnjë rrethanë. LDK-ja është e gatshme të kërkojë besim qytetar, e gatshme të marrë përgjegjësinë para sfidave, e gatshme të implementojë “Rrugën e Re” si program zhvillimor, të djathtë e euroatlantik. Për këtë, duhet dorëheqja e Kryeministrit, si rruga e duhur drejt shpërbërjes së Kuvendit dhe shkuarjes në zgjedhje të parakohshme. Dorëheqja, më pas shpërbërja dhe në fund data. Ky është rendi i gjërave.” – thuhet në komunikatën e publikuar nga LDK-ja ditë më parë.

Edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, konsideron se duke parë insistimin e Kurtit për takim me liderët e opozitës, kjo mund të përkthehet mos ata “po bëhen shpëtimtarët e tij”.

Në parim, Haradinaj thotë se AAK “do të mund ta mbështeste shpërbërjen e Parlamentit, vetëm pas dorëheqjes apo shkarkimit të Kryeministrit”.

Është aktualizuar së fundmi një nismë për shpërbërjen e Parlamentit. S’ka asnjë medyshje se prapa kësaj nisme është Kryeministri. Duket që po i rrëshqet toka nën këmbë dhe dëshpërimisht po e kërkon shpëtimin e vet. Në këtë prizmë duhet parë edhe insistimi i tij që pas tre vjet qeverisjeje, më në fund kërkon takim me liderët e opozitës, në mos ata po bëhen shpëtimtarët e tij.”

“Sidoqoftë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, do të mund ta mbështeste shpërbërjen e Parlamentit, vetëm pas dorëheqjes apo shkarkimit të Kryeministrit. Në situatën në të cilën jemi aktualisht, të gjitha dështimet e Kosovës, brenda dhe jashtë, e kanë vetëm një emër – Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti!” – kishte thënë Haradinaj ditë më parë.

Lajme të ngjashme