“Jemi afër objektit komunal: Kryetari Zeqiri mohon se është brenda zyrës - NACIONALE

“Jemi afër objektit komunal: Kryetari Zeqiri mohon se është brenda zyrës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas lajmërimeve se në Zubin Potok dhe Leposaviq po futen kryetarët e rinj shqiptar në objektet zyrtareve komunale, sirenat kanë kumbuar në pjesën veriore të vendit derisa edhe një numër qytetarësh serbë të atyre zonave kanë dalur për të bllokuar hyrjet.

Nacionale ka kontaktuar me Kryetarin e Zubin Potokut, i cili thotë se “ne jemi afër objektit të komunës” teksa lë të kuptojë se është nisur për në zyre. I shoqëruar është nga forcat policore të Kosovës.

Policia e Kosovës doli me një komunikatë për media ku shpjegoi se është angazhuar në asisitimin e kryetarëve të rinj për të hyrë në objektet zyrtare komunale.

“Sipas detyrës zyrtare, sot Policia e Kosovës është duke asistuar kryetarët e komunave veriore Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, për të ushtruar të drejtën e tyre në punë, në objektet zyrtare të komunave përkatëse”, shkroi Policia e Kosovës

Kujtojmë se shtetet e QUINT'it kanë dalur me një deklaratë ku shprehen që të shmanget hyrja në "objekte që mund të mos jenë të qasshme" ndërsa Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së paku publikisht nuk ka lënë ende të kuptohet që puna do të kryhet prej objekteve zyrtare komunale.

Lajmi në përditësim...

Lajme të ngjashme