Java finale, Peci 'nën zë' thirrje ndaj LDK-së për koalicion: E kanë mundësinë ideale - NACIONALE

Java finale, Peci 'nën zë' thirrje ndaj LDK-së për koalicion: E kanë mundësinë ideale

1 vit më parë

nga NACIONALE

Faton Peci i Vetëvendosjes ka përsëritur thirrjen për koalicion ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës, thirrje kjo e refuzuar disa heër nga kreu i kësaj partie, Lumir Abdixhiku.

Peci para gazetarëve tha se LDK “e ka mundësinë ideale” për zbatimin e programit zgjedhor që kanë elaboruar gjatë fushatës zgjedhore.

“Përgjegjësia (për konstituimin e Kuvendit të Kosvës) nuk na takon vetëm neve, por edhe të tjerëve – të cilët në një pjesëmarrje në bashkëqeverisje e kanë mundësinë ideale të plasimit të ideve që kanë shpalos në periudhln zgjedhore, por edhe ofrimit të zgjidhjes në shumë problematika në të cilët përballet vendi”, tha Peci.

Lajme të ngjashme