Java finale ‘me dy lajme’, thotë Kurti – ‘Ose marrëveshje me Limajn, ose hymë në pas 30 ditëshin’ - NACIONALE

Java finale ‘me dy lajme’, thotë Kurti – ‘Ose marrëveshje me Limajn, ose hymë në pas 30 ditëshin’

1 vit më parë

nga NACIONALE

  • Ofertë konkrete për bashkëqeverisje.
  • Shpresoj këtë javë të përmbyllet dhe finalizohet marrëveshja.

Ndonëse konferencën për shtyp e thirri në cilësi të kryeministrit në detyrë dhe në ndërtesë të qeverisë dhe për një temë “kërcënim nga Serbia”, Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti u pyet veç se çka po bën për konstituim të Kuvendit të Kosovës dhe deri ku kanë shkuar bisedimet me Fatmir Limajn.

Kurti nuk mundi të thotë se ka rezultate në ato bisedime dhe as pohoi që do t’ia jep postin e Kryetarit të Kuvendit, por – tha ai – “i kam bërë oferte konkrete për bashkëqeverisje”.

Tashmë kur akrepat e orës kushtetuese po godasin fundin – të shtunën – për të konstituar Kuvendin e Kosovës, Kurti kërkoi “durim” deri atëherë.

Këtë fundjavë, tha ai, do t’i dimë njërin nga dy lajmet: ose që ka marrëveshje me Fatmir Limajn ose lajmin që vendi është futur në post tridhjetë ditëshin e Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, pasojat e të cilës nuk janë saktësuar.

“Me Fatmir Limajn kemi pasur takim, me ç’rast biseduam zhvillimet politike. Vetëvendosja dhe unë si kryetar kemi shprehur interesim e gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nisman. Kam bërë edhe ofertë konkrete për Nismën në mënyrë që gjithçakj të përbmybllet sa më shpejtë. Mirëpo kur këto bisedime të kenë rezltate finale mund të flasim”, tha ai.

“Ofertë kam bërë, nuk mund t’i shpalojë elementet përbërëse, shpresoj të kryhet këtë javë dhe për përmbyllhet. Ju kërkoj durim, se këtë fundjavë ose do ta kemo lajmin e marrëveshjes së arritur, ose lajmin se çka ndodh pas 30 ditëve”, tha ai.

Nga Vetëvendosje kanë rezistuar deri më tani që t’ia dhënë Limajt – që ka veç tre deputetë – postin e kryeparlamentarit.

Cilat janë qëndrimet e Limajt?

Në takimin e parë me Albin Kurtin në Zyrë të Kryeministrit Limaj i ofroi pa-një-pa-dy votat e tij: pa asgjë në këmbim, sipas tij, veçse vendi të ketë parlament dhe institucione.

Në “Rubikon” te Adriatik Kelmendi, Limaj ndau qëndrimet se si iu paraqit Albin Kurtit dhe çka (nuk) u zhvillua:

“Çka doni nga unë? A po i doni numrat? Nëse i doni numrat s’kemi nevojë me e çu ma gjatë temën. Merri numrat e mi, unë ta votoj qeverinë e pakicës dhe shkoj rri në opozitë”, tha Fatimr Limaj.

Kështu, sipas Limajt, ai e luajti ‘altruistin’ politik. Por, Kurti deshti tjetër gjë: dhe jo veç votat e tij bllanko. Partneritet.

Kelmendi: Pse me aq kollaj me ia dhanë votat?

Limaj: Se nuk du kryeministri i jem me u ni në siklet. Adriatik, unë nuk e shantazhoj kryeministrim tem. Nuk e bëj kurrë. Qe ku i ke tre numra. Nëse je mbet në tri vota të mia. Unë dal në parlament e shpjegoj pse po t’i jap votat. Po i do votat, t’i jap unë rri në opozitë. Zoti Kurti më ka thanë ‘Jo, unë dua partneritet’. Dhe, aty unë i kam thanë këtë temë pra më mbylle, se nuk i kthehna mo kësaj. Po don partneritet? Si na sheh partner? Foli për partneritet në qeverisje. Në bisedë i ndërhyva. Mos u lodh se s’jam i interesum për qeverisje. E vlerësojmë, por s’jam i interesum. Ai u habit.

Lajme të ngjashme