Java e Hekuran Muratit, Lajçakut dhe një udhërrëfyesi për vizat
Debati për UÇK-në, kriza e rritja e çmimeve, vizita e Lajçakut, udhërrëfyesi për viza, janë veç disa nga ngjarjet kryesore të javës që po e lëmë pas. Në shkrimin më poshtë mund t’i lexoni të gjitha.
Tri ditët e Lajçakut
Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, qëndroi për tri ditë në Kosovë.
Për këto tri ditë, Lajçak takoi kryeministrin Albin Kurti, presidenten Osmani dhe kryetarët e partive opozitare.
Para nisjes për në Serbi ai pati një takim edhe me zyrtarë të Listës Serbe dhe kryetarët e komunave në veri të vendi.
Lajçak në konferencën për media, bërë të qartë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të bëhet ashtu siç palët janë marrë vesh teksa për vizat na tha se i meritojmë por nuk është në dorën e tij dhe ‘mbështetja kurrë s’ka qenë më e fuqishme’.
Më tej, Lajçak, ka thënë se zgjidhja e fatit të më shumë se 1600 personave të zhdukur në Kosovë është urgjente
Vizita e tij erdhi pak ditë pasi Kosova dhe Serbia u pajtuan duke nënshkruar marrrëveshje për çështjen e energjisë.
Nga politiolg e analistë vizita e tij u pa si shfrytëzim i momentumit marrëveshjes me Serbinë për të arritur marrëveshje tjera.
Reciprociteti
Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë vendim i cili obligon kthimin në RKS të targave të komunave me shumicë serbe si dhe vendosjen e reciprociteti për letërnjofimet me Serbinë.
Si rezultat atyre iu mundësohet regjistrimi i automjeteve me targa RKS për të gjitha automjetet e pajisura me targat “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA”, si dhe vendimin për kalimin e kufirit shtetëror nga qytetarët me dokumente personale të lëshuara nga autoritetet e Serbisë.
Pas këtij vendimi, Serbia paralajmëroi veprime ‘vdekjeprurëse’ ndërkaq emisari Lajçak ka thënë se vendimet e befasuan dhe ia prishën planet.
Hekuran Murati dhe UÇK-ja
Ministri i Financave, Hekuran Murati, u detyrua të kërkojë falje për dekleratat skandaloze që më herët kishte thënë për veteranët e UÇK-së.
Disa ditë pasi iu bën publike statuset e tij përçmuese për veteranët, ai e pranoi se që gjuha që kishte përdorur ka qenë e gabuar.
Mirëpo, kërkimfalje nuk iu pranuar nga kategoritë e dala nga lufta, rivalet politik dhe shumë aktivtsë politik. Ata po kërkojnë dorëheqjen e tij.
“I përulem sakrificës së secilit dëshmor e kontributit të secilit ushtar të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ky është qëndrimi im. Shkrimet e para disa viteve kanë qenë nga mllefi me ata që asokohe me fryrjen e listave për përfitime financiare e politike po shtrembëronin historinë e luftës dhe të vërtetën tonë kolektive. Ju siguroj se ato shkrime nuk kanë pasur synim ofendimin ndaj ushtarëve dhe dëshmorëve. E pranoj që gjuha e përdorur atëherë ka qenë e gabuar, prandaj ju kërkoj ndjesë të gjithë luftëtarëve të UÇK-së dhe familjeve të tyre”, ka shkruar Murati në profilin e tij në Facebook.
Përveç Murati edhe kryediplomatja, Donika Gërvalla shpeshherë ka qenë temë e diskutimit për qëndrimin e saj për UÇK-në.
Udhërrëfyesi që s’e pamë
Komisionari i Bashkimit Evropian për fqinjësi dhe zgjerim, Oliver Varhely paralajmëroi një udhërrëfyes të ri për viziat.
Paralajmërimi i tij nxiti reagime të shumta në Kosovë. Të gjithë e kundërshtuan duke thënë se Kosova ka plotësuar kriteret dhe nuk duhet të ketë udhërrëfyes përsëri.
Edhe Komisoni Evropian u deklarua duke konfirmuar se nuk do të ketë udhërrëfyes të ri sa i përket liberalizmit të vizave.
Gjithashtu, debat për çmimet në rritje pati edhe Kuvendi i Kosovës. Opozita kritikoi qeverinë për mungesë të masave që do t’i ndihmonin qytetarët teksa nga ana tjetër kryeministri Kurti ka thënë se “çmimet janë rritur jo vetëm në Kosovë dhe se “Qeveria po përpiqet të marrë masat”.
Në debatin e Kuvendit, Qeverisë iu kërkua edhe redukimi i TVSH-së dhe akcizës për derivate të naftës ndërkaq VV propozoi tavan të çmimeve edhe për produktet bazë të konsumit.
Ndërkohë, numri i rasteve aktive me Covid-19 po rritet çdo ditë, ju bëjmë thirrje që të respektoni rekomandimet nga institucionet përkatëse.