Jasharaj: Nëse miratohet Ligji për Pagat, në janar e mbyllim grevën - NACIONALE

Jasharaj: Nëse miratohet Ligji për Pagat, në janar e mbyllim grevën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka bërë me dije se nëse nesër miratohet në Kuvend Projektligji për Paga nuk do të këtë grevë në sektorin e arsimit.

Ai ka treguar se nëse kjo ndodh, SBASHK-u në muajin janar mund të marrë vendim për mbylljen e grevës.

Opinioni duhet ta kuptojë qartë sepse ne nuk kemi mundur të vendosim ndryshe ngase e kishim një rezultat ndryshe, ngase e kishim një rezultat të ngushtë pro pezullimit dhe për të vazhduar grevën dhe e vetmja mundësi kur kemi situata të tilla të mos mbyllet greva, kjo nënkupton se greva mbetet si opsion i hapur dhe këtë afat e kemi lënë deri në janarin e vitit 2023. Po shkuan gjërat ashtu siç duhet po dolën të vërteta deklaratat e zonjës Nagavci dhe deputetët e bëjnë punën e tyre (e votojnë Ligjin e Pagave), atëherë në janar mund të kemi lajme të mira dhe mund të merret vendimi për mbyllje të grevës”, ka deklaruar Jasharaj për Ekonomia Online.

Lajme të ngjashme