Jasharaj: 1 mijë punëtorë pritet të dalin nesër në protestë - NACIONALE

Jasharaj: 1 mijë punëtorë pritet të dalin nesër në protestë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Rreth një mijë mësimdhënës e punëtorë të tjerë pritet të dalin të mërkurën në protestën e organizuar nga Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.

Kështu ka deklaruar për “EO”, kryetari i kësaj sindikate, Rrahman Jasharaj i cili ka thënë se protesta është mbështetur edhe nga sindikatat e tjera.

“Numri nuk do të jetë krejt i vogël, ne presim dikund 1 mijë (protestues) sepse kemi shumë shoqata sindikale, pra do të jetë zëri i anëtarësisë sonë. Me 1 maj do të dalim me kërkesa konkrete dhe do t’i bëjmë publike dhe urojmë që pas kësaj proteste të mos ketë nevojë më për protesta e greva por Qeveria të ulet dhe të bisedojë me neve, ngase edhe motoja e protestës është që ‘Qeveri realizo kërkesat tona, parandalo veprime tjera sindikale’. Ne do të takohemi me protestuesit në oborrin e Bibliotekës Kombëtare, pastaj do të vazhdojmë drejtë MAShTI-t për tu kthyer kah katedralja përgjatë sheshit deri te Qeveria dhe do të ketë disa fjalime aty.” – citohet se ka thënë ai.

Sa u përket grevave, ai ka thënë se nuk mund të flasë asgjë për këtë pasi vendosin vetë punëtorët, megjithatë, sipas tij, Qeveria Kurti ka një qasje të gabuar ndaj sindikatave.

“Unë nuk mund të flasë asgjë sepse për këtë vendosin vetë punëtorët e arsimit përmes organeve të SBAShK-ut por uroj që pas 1 majit Qeveria të ulet me ne të bisedojë sepse unë jam i sigurt se kërkesat tona tepër legjitime dhe mund të realizohen nëse ka vullnet nga Qeveria, vullnet ky deri tani i munguar dhe po them, Qeveria Kurti ka një qasje të gabuar edhe ndaj sindikatave edhe ndaj kërkesave të anëtarësisë.” – është shprehur ai.

Tutje, sipas Jasharajt, Qeveria “ka marrë shkollë nga viti 2022”, ku pas një orë greve, situata shkoi te greva e madhe e shtatorit.

Lajme të ngjashme