Japin dorëheqje edhe doganierët serbë nëpër pika kufitare - NACIONALE

Japin dorëheqje edhe doganierët serbë nëpër pika kufitare

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas policëve, gjykatësve e prokurorëve serbë, kanë dhënë dorëheqje edhe doganierët serbë nëpër pika kufitare.

Kështu po raporton media KosovOnline.

“Ne kemi pasur një bashkëpunim të jashtëzakonshëm me kolegët tanë shqiptarë, si nga dogana ashtu edhe nga Policia e Kosovës. Shpresojmë se do të gjendet një zgjidhje për këtë çështje”, ka thënë njëri nga ish-doganierët serb

Sipas mediumit serb, doganierët kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre shefit të ndërrimit në Jarinje dhe i njëjti pritet që t’i përcjellë ato institucioneve relevante në Prishtinë.

Ndryshe “Lista Serbe” vendosi të shtunën e 5 nëntorit që pjesëtarët e saj të largohen nga institucionet e Kosovës.

Lajme të ngjashme