“Jam në pozitë të vështirë”: Ambasadori i Kosovës në ShBA tallet me Vuçiqin pas intervistës në CNN - NACIONALE

“Jam në pozitë të vështirë”: Ambasadori i Kosovës në ShBA tallet me Vuçiqin pas intervistës në CNN

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ilir Dugolli, ambasador fuqiplotë i Kosovës në ShBA, ka komentuar intervistën në CNN të Aleksandar Vuçiqit, president i Serbisë, ku foli për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Ai ka tallur Vuçiqin për deklaratat rreth sulmit terrorist, përfshirë deklaratën për Milan Radojiçiqin, udhëheqës i grupit terrorist, që tashmë, dhjetë ditë pas sulmit, është ndaluar për 48 orë në Serbi.

“Thelbi i justifikimit të Vuçiqit këtë herë duket se është: Unë jam në një pozicion të vështirë përballë provave të pakundërshtueshme që Policia e Kosovës kapi dhe për shkak të ekzekutimit të dobët të planit nga Radoiçiq, kështu që të gjithë duhet të vazhdojnë të mbajnë fjalën time për të ndërsa vazhdoj të tregoj më shumë informacione të pasakta.” - shkroi Dugolli në X.

Lajme të ngjashme